LAJMI I FUNDIT:

Nushi nga Vetëvendosje thotë se ka fryrje të votave për Kurtin

Nushi nga Vetëvendosje thotë se ka fryrje të votave për Kurtin

Ish-Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Nol Nushi, ka thënë se procesi i së dielës të zgjedhjeve për kryetar të kësaj lëvizjeje nuk ka shkuar si është më së miri.

“Kulmoi një proces që nuk shkoi në mënyrën më të mirë, sidomos nga transparenca që është një prej kryefjalëve të zotit Kurti”, ka thënë Nushi.


“Këto shifra janë njëfarë treguesi. Nuk mund të them se ata që nuk kanë dalë, janë kundër zotit Kurti”.

“Problemet në VV kanë zhgënjyer edhe anëtarësinë tonë. Është hera e parë që është bërë fushatë, ka pas një organizim të madh logjistik. Anëtarët nuk kanë mundur të qëndrojnë të verbër përballë problemeve. Janë shifra shqetësuese”, tha Nushi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ato nuk janë reale, sepse nëse shihen nga dega, flasin për fryrje të votave për të ia rritur legjitimitetin zotit Kurti”, ka thënë ai.

Nushi ka pohuar se në komuna të vogla si Klina, ka pasë dalje më të madhe sesa në qendrat e mëdha si: Pejë dhe Gjakovë.

Vetë Nushi ka thënë se nuk ka marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

“Nuk kam dalë sepse nuk kam dashur ta legjitimoj një proces të tillë”.

“Nuk kishte urgjencë të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme derisa zoti Kurti ka qenë në burg. Albini pa asnjë nevojë kandidoi nga burgu, pa njoftuar askënd. Albinin e kemi marrë vesh se do të kandidojë vetëm kur  e ka dorëzuar kandidaturën. U krijua njëfarë vetëviktimizimi se Albini dëshiron të eliminohet nga organizata”, ka shtuar ai.

Nushi po ashtu ka treguar se është shkarkuar në mbledhjen e  fundit të Këshillit të Përgjithshëm pa asnjë paralajmërim nga pozita e Kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Vetëvendosjes.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori