LAJMI I FUNDIT:

Nuredini-Thimonier: Franca do të na mbështesë në orvatjet për ruajtjen e Ohrit në listën e UNESCO-s

Nuredini-Thimonier: Franca do të na mbështesë në orvatjet për ruajtjen e Ohrit në listën e UNESCO-s

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Francës, Christian Thimonier, ku u vërtetua mbështetja dhe bashkëpunimi i deritanishem nga Franca si dhe përpjekja për një zhvillim të mëtejshëm të ndihmës dypalëshe me nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim nga fusha e mjedisit.

Siç njoftoi MMJPH, ambasadori Thimonier e theksoi gatishmërinë e Francës për mbështetjen e vendin tonë në përmbushjen e kritereve për ruajtjen e Ohrit në listën e UNESCO-s, si një trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore.


“Gjithashtu, u diskutua edhe për statusin e projektit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit si një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor që do të kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e mjedisit, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Shkupit dhe të gjithë vendit. Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe atij tenderit për këtë projekt, që realizohet me mbështetjen e Qeverisë Franceze, është në fazën përfundimtare, pra duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Realizimi i këtij projekti është i lidhur ngushtë me projektin e financuar nga fondet e IPA-s për ndërtimin e sistemit të kolektorit të Qytetit të Shkupit, i cili filloi në janar 2018 dhe duhet të përfundojë në shkurt 2020”, qëndron në kumtesë.

Ministri Nuredini, nga ana tjetër, falënderoi për mbështetjen që Ministria e merr në vitet e fundit nga Franca dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të rezultojë në realizimin e suksesshëm jo vetëm të këtyre, por edhe të shumë projekteve të tjera të ardhshme.

“Në bisedimet u hap edhe çështja dhe u konfirmua përgatitja e Qeverisë franceze për t’i mbështetur aktivitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Kapitullin 27, përmes përfaqësimit dhe disponueshmërinë së Agjencisë franceze për Zhvillim me seli rajonale në Beograd”, qëndron në kumtesën e MMJPH

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori