LAJMI I FUNDIT:

Numri i turistëve në Himarë u rrit me 20%

Numri i turistëve në Himarë u rrit me 20%

Turizmi në Himarë është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë.

Këtë ka pohuar gjatë një prononcimi për ATSH-në, kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.


Duke prezantuar qendrën e informacionit në Himarë, një investim i cili mundëson promovimin e produkteve “South”, Goro bëri të ditur se, Himara ka pësuar një rritje cilësore në Turizëm, teksa shtoi se vitin e ardhshëm do të ketë dyfishin e dhomave që pritën turistët këtë vit. “Këtu jemi në pikën e informacionit turistik në Himarë. Kemi një të ngjashme dhe në Porto Palermo. Në të gjitha pikat gjendet logo “South”. Kjo logo ndodhet në të gjitha pikat turistike dhe po ashtu në të gjitha produktet e zonës së Himarës”, tha Goro.

“Sezoni turistik, sipas informacioneve që kemi marrë nga bizneset është 20% më i madh se vjet. Edhe në numër njerëzish por edhe në xhiro, si edhe me cilësinë e turistëve që kanë ardhur. Këtë vit ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë nisja që në prill e vizitorëve dhe që vijon edhe tani, me operatorët e fundit dhe hotelet e fundit që do mbyllen brenda 15 tetorit. Janë gati 300 dhoma të reja që janë hapur këtë vit nga Livadha, duke vijuar në Jalë, e Dhërmi. Pritet që vitin tjetër të jetë dyfishi i këtyre dhomave turistike”, tha Goro.

Zyra e Informacionit Turistik në Himarë, është mbështetur nga program “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” për të tretin vit radhazi, me synimin që çdo vizitor vendas apo i huaj, të mund të gjejë informacion jo vetëm mbi atraksionet turistike të zonës nëpërmjet broshurave, guidave kulturore për fshatrat, informacion mbi shtigjet, ecje, për biçikletat etj; hartën e zonës dhe vetë bashkinë Himarë, por edhe informacion praktik për një vizitor.

Hapja e zyrës është bërë e mundur pas trajnimit mbi “Planifikimin, Instalimin, Menaxhimin dhe Operimin e Zyrave të Informacionit Turistik [ZIT] /Tourist Information Centre, të punonjësve në departamentin e Turizmit në bashki të ndryshme të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori