LAJMI I FUNDIT:

Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez bie ndjeshëm pas zbatimit të një skeme të re

Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez bie ndjeshëm pas zbatimit të një skeme të re

Vetëm 29 shqiptarë kaluan Kanalin Anglez në tre muajt e parë të këtij viti – një numër shumë më i vogël se 12,301 në vitin 2022, tregojnë shifrat zyrtare.

1,099 shqiptarë shkuan në Mbretërinë e Bashkuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, raporton The Sun.


Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të ndalonte varkat, një nga pesë prioritetet kryesore të tij për këtë vit.

Zyrtarët besojnë se, moti i keq ka penguar disa, që të largohen nga Shqipëria.

Rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani në vitin 2022
Lexo po ashtu Rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani në vitin 2022

Besohet gjithashtu se bandat, të cilat paguajnë mijëra për kalimet e paligjshme, kanë frikë se do të ndalohen.

“Duket se shqiptarët mund ta kenë marrë mesazhin – nëse vini ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch.

Shifrat e Home Office zbuluan sot se, kishte 909 të ardhur afganë, rreth 24 për qind e totalit, dhe 675 indianë.

Deputeti konservator, Kevin Foster tha se shifrat tregonin se shpërthimi po “prodhonte rezultate”, duke shtuar se ishte thelbësore që Projektligji i Emigrimit të Paligjshëm të kalonte përmes House of Commons, Dhoma e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, e zgjedhur në mënyrë demokratike, përgjegjëse për nxjerrjen e ligjeve dhe kontrollimin e punës së qeverisë.

Komisioni për Barazi dhe të Drejtat e Njeriut, pretendon se legjislacioni do të shkelte ligjin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori