Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 72.449, prej tyre 38.12 për qind ishin vendorë dhe 61.88 për qind të huaj.

Sipas statistikave të hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2018, të publikuar sot nga ASK, numri i net-qëndrimeve ishte 121.479, prej tyre 34.30 për qind nga vendorët dhe 65.70 për qind nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve ka rajoni i Prishtinës me 27. 734 vizitorë dhe 52.254 net-qëndrime”, ka njoftuar ASK-ja.

Po ashtu, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, pasuar nga Peja e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia.

Ndryshe, pjesë e anketës ishin 208 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë. /Telegrafi/