LAJMI I FUNDIT:

Numri i ateistëve po shtohet në botë (Foto/Video)

Numri i ateistëve po shtohet në botë (Foto/Video)

The Independent shkruan se për herë të parë në Norvegji ka më shumë mosbesues në Zot sesa besimtarë. Raporti është ky: ateistë – 39 për qind; besimtarë – 37 për qind.

Ndërkohë, në SHBA, në një vend ku në dollar shkruhet “Në besojmë në Zot”, besimi në krishterim është po ashtu në rënie.


ateizmi

Më poshtë janë statistikat për gjashtë vendet më ateiste në botë:

Kështu, në Kinë është shënuar përqindja më e lartë e ateistëve me 40 për qind besimtarë dhe 49.9 për qind ateistë.

Japonia është një tjetër vend me përqindje të lartë të mosbesuesve në Zot. Shifrat shënojnë 39 për qind ateistë dhe vetëm 30 për qind besimtarë.

Çekia, toka e romancës, dallohet prej fqinjëve të saj ku 30-39 për qind e qytetarëve kanë thënë se janë ateistë të bindur.

Edhe pse shumë islandezë e konsiderojnë veten luteranë, një pjesë e vogël e qytetarëve deklarojnë se e ndjekin fenë e tyre popullore.

Në Australi thonë se ateistë janë 19 për qind e tyre. Ndërsa, në Francë ateistë deklarohen të paktën një e pesta e banorëve. /Telegrafi/