LAJMI I FUNDIT:

Nuk u lejuan të hyjnë në takimin e Ramës në Milano, flasin studentët e Diasporës

Nuk u lejuan të hyjnë në takimin e Ramës në Milano, flasin studentët e Diasporës

Takimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano u shoqërua nga një incident këtë të diel.

Studentët e diasporës që shpalosën banderolën “Dua te votoj 2025” në parlament nuk janë lejuar dhe janë nxjerrë me dhunë nga stadiumi në Milano.

Në emisionin Review në Euronews Albania grupi i aktivistëve që ishin pjesë e nismës së sotme treguan se qëllimi i vetëm ishte që të hapnin banderolën dhe të thërrisnin në kor ‘vota e diasporës’ për të sensibilizuar kryeministrin dhe të tjerët të pranishëm.

Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie
Lexo po ashtu Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie

“Qëllimi i vetëm ishte që të shpalosnim banderolën dhe në kor të thërrisnin vota e diasporës për të tërhequr vëmendjen e kryeministrit dhe të tjerëve, nuk arritëm të bënin më shumë pasi pas 15 sekondash njerëz nga salla u përpoqën të na nxirrni me dhunë”, u shpreh Arlida Lleshi, një nga aktivistet.

“Ishte ushtrim dhune, thjesht na tërhoqën me forcë nga vendi. Ata nuk e kishin idenë se për çfarë ishim ne aty dhe se çfarë shkruhej në atë banderolë. Një prej tyre ishte pranë nesh më parë dhe kur i treguam banderolën na tha; ‘shumë mirë, bravo’, dhe në momentin që ne tentuam të hapnin banderolën ai u lëshua bashkë me njerëz të tjerë duke na kapur me dhunë për të na nxjerrë jashtë”, tregoi një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Lajme
Kompletohen emrat e ministrave të qeverisë së re, votimi pritet të bëhet në fundjavë

Kompletohen emrat e ministrave të qeverisë së re, votimi pritet të bëhet në fundjavë

Lajme
Eksperti i sigurisë: Përkundër përpjekeve të 24 shtatorit, Serbia nuk ia arriti ta destabilizojë Kosovën

Eksperti i sigurisë: Përkundër përpjekeve të 24 shtatorit, Serbia nuk ia arriti ta destabilizojë Kosovën

Siguri
Kalo në kategori