Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj për mospërfillje të urdhrit të gjykatës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 15:25.


“Skenderaj 15.04.2026 – 15:25. Është raportuar se duke mos respektuar urdhrat e gjykatës, i dyshuari mashkull kosovar, ka shkuar te shtëpia e bashkëshortes duke e shqetësuar”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/