LAJMI I FUNDIT:

Nuk i pëlqen e vërteta, shefi i Wagnerit: Të dënohen me burg raportimet negative të mediave për njerëzit e mi

Nuk i pëlqen e vërteta, shefi i Wagnerit: Të dënohen me burg raportimet negative të mediave për njerëzit e mi

Themeluesi i grupit mercenar rus, Wagner që lufton në Ukrainë, i ka kërkuar Kremlinit të ndalojë raportimet negative të mediave për njerëzit e tij.

Yevgeny Prigozhin ka kërkuar që kodi penal të ndryshohet për ta bërë “diskreditimin” e luftëtarëve të tij të dënueshëm deri në pesë vjet burg.


Ai e bëri këtë kërkesë përmes një letre dërguar Vycheslav Volodin, kryetarit të Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, raporton skynews.

Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol - rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë
Lexo po ashtu Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol - rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë

Volodin, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, po mbron tashmë ndryshimin e kodit penal për të lejuar autoritetet të konfiskojnë pronat dhe asetet e rusëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët fyejnë publikisht Rusinë dhe forcat e saja të armatosura.

Shefi i Wagner-it i kërkoi parlamentit të kriminalizojë çdo veprim ose botim që diskreditonte individë të tillë dhe të shpallte të paligjshme zbulimin publik të së kaluarës së tyre kriminale.

Një raport i inteligjencës zbulon “taktikat brutale" të Grupit Wagner në Ukrainë - edhe pse në mesin e tyre ka shumë viktima
Lexo po ashtu Një raport i inteligjencës zbulon “taktikat brutale" të Grupit Wagner në Ukrainë - edhe pse në mesin e tyre ka shumë viktima

“Në thelb, njerëzit që janë në pjesët më të rrezikshme të vijës së frontit dhe që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë dhe vdesin për Atdheun, po portretizohen si njerëz të dorës së dytë, duke u hequr atyre të drejtën për të shlyer fajin e tyre para shoqërisë dhe duke minimizuar me vetëdije arritjet e tyre”, shkruante Prigozhin në letër.

Ndryshe, shefat e ushtrisë dhe grupimit famëkeq rusë Wagner ka filluar një grindje se kush po korr suksese në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Evropa
Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Azia
Kalo në kategori