“Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit
![“Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/mbappe-messi-780x439.jpg)
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka kritikuar trajtimin e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, gjatë dy viteve të tij në kryeqytetin francez.
Argjentinasi tregoi javën e kaluar se do të largohej nga klubi kryeqytetas kur t’i skadonte kontrata këtë muaj. Ai do të nisë një rrugëtim të ri në MLS me Inter Miami, duke i dhënë kështu fund një kohe të trazuar në Paris.
Pavarësisht se konsiderohej nga shumë si më i madhi i të gjitha kohërave, as Messi nuk ishte imun ndaj abuzimit të hedhur nga tifozët e klubit francez – diçka për të cilën Mbappe ka keqardhje.
“Po flasim për potencialisht lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet”, ka thënë fillimisht Mbappe për La Gazzetta dello Sport.
“Personalisht, nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan sa u largua ai. Po flasim per Messin. Ai duhet të respektohet dhe në vend të kësaj nuk mori respektin që meritonte në Francë”.
“Turp por kështu ndodhi. Ne do duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zëvendësuar atë”, përfundoi 24-vjeçari francez.
Me largimin e Messit dhe Neymarin në dukje me një këmbë jashtë derës së daljes, mund të ketë një verë të ndërrimit të brezave në PSG. Megjithatë, është raportuar se edhe Mbappe gjithashtu mund të mos qëndrojë në skuadër.
Pavarësisht këmbënguljes së lojtarit se ai do të përfundojë marrëveshjen e tij aktuale deri në vitin 2024, parisienët mendohet se nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet si një transferim i lirë verën e ardhshme.
Prandaj, PSG mund të fillojë sezonin e ardhshëm me një sulm krejtësisht të ri, me Marco Asension që duket se tashmë është nënshkruar si lojtar i lirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/germany-380x233.jpg)
Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë
![Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/barcelona-1-2-380x233.jpg)
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin
![Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/perez-380x233.jpg)
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro
![Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-2-1-380x233.jpg)
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi
![Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rodri-1-380x233.jpg)
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë
![Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-2-380x233.jpg)
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes