Ndeshje spektakolare është zhvilluar ajo mes Charlotte Hornets dhe Philadelphia 76ers.

Charlotte ishte vendas dhe vinte në këtë takim pas humbjes nga Cleveland, ndërsa Philadelphia pas fitores nga Utah Jazz.

Ndeshja ishte e barabartë kështu që u desh të shkonin skuadrat në vazhdime për tu përcaktuar fituesi e që ishin mysafirët nga Philadelphia që triumfuan 119:122.

Joel Embiid me 33 pikë, 11 kërcime e tre asistime ishte më meritori për këtë fitore të mysafirëve, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Ben Simmons e J.J Redick që shtuan nga 23 pikë.

Fundori i Hornets, Kemba Walker ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 60 pikë, katër asistime e shtatë kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Fitore ka marrë si mysafir edhe Toronto Raptors, që ka triumfuar tek Chicago Bulls me rezultat të thellë 122:83.

VanVleet me 18 pikë, Danny Green me 17 dhe Serge Ibaka me 16 ishin më meritorët për fitoren e Torontos. /Telegrafi/

Rezultatet:

Brooklyn Nets – LA Clippers 119:127

Charlotte Hornets – Phildelphia 76ers 119:122

Indiana Pacers – Atlanta Hawks 97:89

New Orleans Pelicans – Denver Nuggets 125:115

Orlando Magic – LA Lakers 130:117

Boston Celtics – Utah Jazz 86:98

Chicago Bulls – Toronto Raptors 83:122

Houston Rockets – Sacramento Kings 132:112

Dallas Mavericks – Golden State Warriors 112:109

Phoenix Suns – Oklahoma City Thunder 100:110