LAJMI I FUNDIT:

Nuk mjaftoi poshtërimi që ia bëri trajneri – Marcelos i ndërpritet kontrata nga Fluminense

Nuk mjaftoi poshtërimi që ia bëri trajneri – Marcelos i ndërpritet kontrata nga Fluminense

Marcelos i është ndërprerë kontrata me klubin e tij të fëmijërisë, Fluminense –  pas një incidenti të jashtëzakonshëm me trajnerin e tij.

Mbrojtësi i krahut u zhvillua në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në historinë e futbollit te Los Blancos, duke kaluar 15 vjet me klubin dhe duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe pesë Liga të Kampionëve.

Ai u largua në vitin 2022 dhe pati një periudhë të shkurtër te Olympiacos në Greqi përpara se të vuloste një rikthim përrallor te Fluminense, ku ka luajtur 68 herë dhe ka fituar Copa Libertadores.


Por periudha e dytë e 36-vjeçarit ka përfunduar me një notë tepër të thartë. Të shtunën, Fluminense barazoi 2-2 me Gremio në kampionatin brazilian, pasi Reinaldo shënoi një penallti në minutën e 99-të.

Marcelo ishte vendosur të hynte si zëvendësues me afrimin e minutave të fundit, me vendasit që kryesonin 2-1. Ai ishte gati të inkuadrohej, vetëm që trajneri Mano Menezes të turpëronte dhe të shante me të përpara se ta shtynte dhe ta urdhëronte të ulej.

Kishte sugjerime se Marcelo nuk po dëgjonte udhëzimet e dhëna nga trajneri dhe më vonë u kthye në bankinë. Skenat ishin si asgjë që fansat nuk kishin parë ndonjëherë më parë dhe morën shumë reagime në internet.

Por gjërat u përkeqësuan për Marcelon pasi rezultoi se ishte akti i tij i fundit me një fanellë të Fluminense. Në një deklaratë, klubi konfirmoi se marrëveshja e tij është ndërprerë me pëlqim të ndërsjellë.

“Fluminense FC dhe Marcelo Vieira njoftojnë ndëprerjen e kontratës me marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet palëve”, thuhet në deklaratë.

“I dalë në kategoritë e të rinjve, Marcelo u rikthye te Fluminense në vitin 2023, pasi kishte marrë pjesë në fitimin e titujve Campeonato Carioca 2023, Conmebol Libertadores 2023 dhe Recopa 2024″.

“Lidhjet institucionale dhe emocionale mes Fluminense dhe Marcelo vazhdojnë të ruhen. Emri i sportistit u përjetësua së fundmi në stadiumin e qendrës stërvitore Xerem”.

“Fluminense falënderon Marcelon dhe do të vazhdojë, si gjithmonë, të mbështesë suksesin e tij në të gjitha sfidat e tij”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
FIFA dhe UEFA shkaktojnë skandal: Paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë në shortin e Kampionatit Botëror

FIFA dhe UEFA shkaktojnë skandal: Paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë në shortin e Kampionatit Botëror

Përfaqësueset
Dy klubet spanjolle që po i bëjnë presion La Ligas ta pengojë Barcelonën që ta regjistrojë Olmon

Dy klubet spanjolle që po i bëjnë presion La Ligas ta pengojë Barcelonën që ta regjistrojë Olmon

La Liga
Dikur legjendë në Ligën Premier, shumë pak e dinë se ai është familjar i Modricit dhe mban një kafene në Kroaci

Dikur legjendë në Ligën Premier, shumë pak e dinë se ai është familjar i Modricit dhe mban një kafene në Kroaci

Ndërkombëtare
Nga largimi prej futbollit për gjashtë muaj, deri tek personi që ia dedikon suksesin - Mirlind Daku, mysafir në “Arena e Yjeve”

Nga largimi prej futbollit për gjashtë muaj, deri tek personi që ia dedikon suksesin - Mirlind Daku, mysafir në “Arena e Yjeve”

Sport vendor
Klopp mund të luajë një rol të madh për t’ia pamundësuar Liverpoolit transferimin e top yllit

Klopp mund të luajë një rol të madh për t’ia pamundësuar Liverpoolit transferimin e top yllit

Ndërkombëtare
Djaloshi nga Ishujt Kajman u bë notari më i shpejtë i të gjitha kohërave!

Djaloshi nga Ishujt Kajman u bë notari më i shpejtë i të gjitha kohërave!

Sport
Kalo në kategori