LAJMI I FUNDIT:

Nuk i lëvizi as qerpiku – Mourinho bëri ‘vetveten’ në çastin e golit të fitores ndaj Juves, derisa Abraham vrapoi drejt fushës

Nuk i lëvizi as qerpiku – Mourinho bëri ‘vetveten’ në çastin e golit të fitores ndaj Juves, derisa Abraham vrapoi drejt fushës
(Foto: Screenshot/Twitter/AS Roma)

Jose Mourinho dhe Tammy Abraham bënë dy reagime jashtëzakonisht të ndryshme në golin që i dha fitoren Romës ndaj Juventusit.

Giallorossët triumfuan ndaj Bianconerëve me golin e vetëm të realizuar nga Gianluca Mancini në minutën e 53-të.


Futbollisti italian pranoi një top nga Bryan Cristante, para se të shënonte një gol të bukur nga 23 metra që e ndezi atmosferën në Stadio Olimpico. Por, ndryshe ishte situata në bankën e Romës.

Mourinho po përgatitej që ta inkuadronte në lojë Abrahamin pak çaste para se Mancini ta realizonte golin mbresëlënës.

Mourinhon e bën të lumtur fitorja ndaj Juventusit, por nuk e harron dot humbjen e javës së kaluar
Lexo po ashtu Mourinhon e bën të lumtur fitorja ndaj Juventusit, por nuk e harron dot humbjen e javës së kaluar

Trajneri ishte duke folur me asistentit e tij për taktikat e radhës, pasi të hynte në lojë sulmues, ndërkohë që Roma shënoi gol.

Abraham e shprehu menjëherë gëzimin e tij duke vrapuar drejt bashkëlojtarëve të tij për të festuar.

Mirëpo, Mourinhos nuk i lëvizi as qerpiku dhe vazhdoi të merrej me taktikat e tij, ndërkohë që futbollistët dhe tifozët ishin në delir duke festuar. /Telegrafi/