LAJMI I FUNDIT:

“Nuk lejohet në shtetin tuaj”, Big Brother VIP Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin videot e tyre në YouTube?

“Nuk lejohet në shtetin tuaj”, Big Brother VIP Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin videot e tyre në YouTube?

Big Brother VIP Albania është pa dyshim spektakli më i ndjekur i momentit.

Situatat e tensionuara, historitë jetësore e përjashtimet e konkurrentëve nga gara, e kanë bërë këtë spektakël programin më me interes në të gjitha trevat shqiptare.

Por, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem për sa i përket ndjekjes së këtij spektakli, përkatësisht videove në YouTube.

Plasin të qeshurat, meshkujt e Big Brother VIP Albania vishen si femra
Lexo po ashtu Plasin të qeshurat, meshkujt e Big Brother VIP Albania vishen si femra

Kjo pasi abonentëve nga shteti i Kosovës nuk po iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.

Foto: Big Brother VIP Albania

“Publikuesi nuk e ka vënë këtë video të disponueshme në vendin tuaj”, shfaqet në videot e Big Brother VIP Albania në territorin e Kosovës.

Shteti i Kosovës përndryshe ka shumë problem me qasjen në YouTube te shumë video ndërkombëtare, për shkak se kanalet e huaja nuk shohin interes qarkullimin e klikimeve në Kosovë – për shkak të çmimeve të lira.

Foto: Big Brother VIP Albania

Megjithatë, duke parë interesin e madh që Kosova shpreh për të ndjekur spektaklin BBVA, është e çuditshme se si produksioni ka bërë këtë lëshim, duke mos lejuar që videot e tyre të jenë të disponueshme për shqiptarët e Kosovës.

Kiara i jep zemër, Luizi hidhet në pishinë për të gjatës festës së ditëlindjes në BBVA
Lexo po ashtu Kiara i jep zemër, Luizi hidhet në pishinë për të gjatës festës së ditëlindjes në BBVA

Telegrafi përndryshe ka kontaktuar televizionin Top Channel për të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ata janë shprehur se për shkak të kontratës, përkatësisht pranimit të patentës nga kompania ndërkombëtare që ka themeluar spektaklin Big Brother, janë të detyruar që të bllokojnë videot në disa shtete.

Ndërkohë, platformat nga ku shikuesit e Kosovës mund të ndjekin Big Brother VIP Albania mbeten Facebook, Instagram dhe rrjetet kabllore-satelitore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori