LAJMI I FUNDIT:

BE nuk komenton propozimin e Haradinajt për demarkacionin

BE nuk komenton propozimin e Haradinajt për demarkacionin

Bashkimi Evropian vazhdon të heshtë përball propozimit të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj për ndërrimin e versionit aktual të demarkacionit më Malin e Zi.

Ata nuk kanë komentuar madje as emërimet në komisionin e ri për verifikimin e vijës kufitare ndonëse kanë pasur një rol kyç gjatë këtij procesi.

Zyra e BE-së në Prishtinë nuk ka komentuar se rreth  veprimit të qeverisë Haradinaj për kthimin e demarkacionit në pikën zero.

Në një përgjigje për Indeksonline, BE ka thënë se për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave nevojitet ratifikimi sa më parë i demarkacionit me Malin e Zi.

“Siç është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigje.

“Ndërkohë që i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova tani është thelbësore që Kosova të ofrojë kushtet e mbetura të liberalizimit të vizave duke ecur përpara dhe duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar dhe duke rritur përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet më tej aty.

“Ne e konsiderojmë atë një përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.

Për më tepër, rikthimi në pikëz zero të ligjit për Demarkacionin pos kundërshtimit të ndërkombëtarëve pritet të ketë kundërshtime edhe nga vetë Mali i Zi. Kohë më parë parlamenti i këtij shteti ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin duke e quajtur një teme të mbyllur për ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori