Nuk kënaq derbi madrilen (Video)

Dominimi i Real Madridit filloi që në start me Gareth Bale që lëshoi një mundësi të artë për t’i dhënë epërsinë skuadrës në minutat e para të takimit.
Pas një gabimi trashanik të Diego Godinit, Bale u vërsul drejt portës së Atletico Madridit i vetmuar, mirëpo nuk arriti ta mposhtë portierin Jan Oblak, i cili bëri një pritje të madhe për t’ia mohuar golin. Bale dhe James Rodriguez tentuan përsëri që ta mposhtin Oblakun nga distanca, mirëpo dështuan.
Ndërsa, rastin e vetëm të rrezikshëm Atletico e pati kur Antoine Griezmann dërgoi një goditja nga distanca, të cilën e ndali mirë Casillas. Atletico e Simeones u duk shumë e ngadaltë dhe falë portierit të tyre shpëtuan nga dy apo tre gola të sigurt.
Në pjesën e dytë ndeshja u ashpërsua shumë dhe lojtarët nuk kurseheshin fare në duele. Los Blancos vazhduan me dominimin e tyre në posedim dhe raste shënimi mirëpo nuk ia dilnin që ta çanin mbrojtjen e hekurt të Atleticos.
Në pesë minutat e fundit të lojës, gjërat ndryshuan, pasi që dominimi u kthye në anën e Atleticos, të cilët me inkuadrimin e Fernando Torres, patën dy raste të rrezikshme, por ishin të pafat.
Me këtë rezultat, Atletico ka një epërsi të lehtë pasi që në ndeshjen e kthimit do të kenë epërsinë e golave të shënuar në udhëtim. /Telegrafi/

















































