Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për Kroacinë


Luka Modric e ka humbur duelin ndaj Spanjës, pas lëndimit që e pësoi sot.
Mesfushori kryesor i Kroacisë u lëndua në barazimin me Republikën Çeke dhe u ndërrua në minutën e 62-të.
“Situata nuk është e mirë. Ai nuk duhet të luajë ndaj Spanjës”, ka deklaruar mjeku i Kombëtares kroate.
Një goditje tjetër kjo për Kroacinë, që është në pritje edhe të dënimit nga UEFA, pas incidenteve nga huliganët kroatë sot.
Kroacia ka tubuar katër pikë deri tani dhe i duhen pikë përballë Spanjës që tashmë është në fazën tjetër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































