LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon marrëveshja për ‘Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B’, nuk ka kuorum

Nuk kalon marrëveshja për ‘Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B’, nuk ka kuorum
Reklama

Ka dështuar miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Marrëveshja ndërkombëtare dështoi të miratohet në Kuvend në mungesë të kuorumit.


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se një pjesë e deputetëve nga 82 nuk votoi.

“…Kështu që vetëm 72 vota i kemi. Nuk është e mjaftueshme për marrëveshje ndërkombëtare, prandaj kjo i bartet një seance të re”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projekti do të lejojë operimin e kësaj hekurudhe deri në 100 km në orë në shumicën e seksioneve të linjës në përpurthje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Projekti ka tri faza. Faza e parë është nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë, faza e dytë nga Fushë-Kosova në Mitrovicë dhe faza e tretë nga Mitrovica në Leshak. Projekti përfshin renovimin e binareve, riparimin e tuneleve dhe urave dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit…

Përfitues dhe zbatues i këtij projekti është INFRAKOS. Bashkë financohet nga Banka Investive evropiane dhe BERZHI përmes kredive si dhe nga Korniza Investive për Ballkanin perëndimor përmes granteve”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja është në vlerë prej 38 milionë eurosh.

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk ka kuptim të votohet për këtë marrëveshje kur Kosova është nën masa.

Ai tha se vendi është nën sanksione nga BE dhe SHBA dhe zgjerimi i sanksioneve ndaj Kosovës është paralajmëruar.

“Votimi i marrëveshjes është paradoksale sepse nuk do të arrij të zbatohet, si e votuam si jo…”, tha ai.

Ndërkaq, Avdullah Hoti në emër të LDK-së tha se e mbështesin marrëveshjen.

“E dëgjova kryetarin e Komisionit për buxhet që ta votojmë marrëveshjen e të lëmë anash pezmin… Ne kemi pezëm me mënyrën si po menaxhoni vendin, si keni sjell sanksione, por nuk kemi pezmë me projektet të rëndësisë kombëtare…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, promovon kuzhinën Italiane në restaurantin

Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, promovon kuzhinën Italiane në restaurantin "Il Gusto" në Prishtinë

ilgusto
Creative Hub të enjten në Prishtinë festoi hapjen e zyrës së tretë në SHBA

Creative Hub të enjten në Prishtinë festoi hapjen e zyrës së tretë në SHBA

Creative Hub Kosovo
Radha jote drejt luksit – PATOS lanson lojën shpërblyese me premi kryesore Porsche

Radha jote drejt luksit – PATOS lanson lojën shpërblyese me premi kryesore Porsche

Patos Kosova
Kënaqu me kuq e zi në VITALAND!

Kënaqu me kuq e zi në VITALAND!

Vitaland
Prishtina Mall shndërrohet në një përrallë të vërtetë festash – eja festoni me ne

Prishtina Mall shndërrohet në një përrallë të vërtetë festash – eja festoni me ne

Prishtina Mall
Turbullirat në liqenin e Ujmanit – KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ujit në Fushë Kosovë

Turbullirat në liqenin e Ujmanit – KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ujit në Fushë Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori