LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka marrëveshje për N’Zonzin”

“Nuk ka marrëveshje për N’Zonzin”

Presidenti i Sevillas, Jose Castro, thotë se nuk ka marrëveshje me Juventusin, për Steven N’Zonzin.

Bianconerët e pëlqejnë mjaftë shumë lojtarin dhe trajneri Massimiliano Allegri e kërkon në skuadër.


Ish lojtari i Blackburn Rovers dhe Stoke City po ashtu e do një kalim te Juve.

“Nuk jemi me ngut”.

“Ne do të negociojmë me Juventusin, po nuk e di se do të fillojnë nga kjo javë. Nuk jam në merak se a ka N’Zonzi marrëveshje me Juven”.

“E rëndësishme është që të kemi një skuadër garuese”, ka thënë  Castro. /Telegrafi/