LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fonde për finalizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Maqedoni – Bullgari (Video)

Nuk ka fonde për finalizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Maqedoni – Bullgari (Video)

Ende nuk janë siguruar paratë për linjën hekurudhore që lidh Maqedoninë me Bullgarinë. Gjithsej duhen 350 milion euro, ndërkaq punët do të përfundojnë deri në vitin 2022, nëse gjenden këto fonde, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Petar Spasovski, ndihmës drejtor në infrastrukturën hekurudhore, deklaron për Alsat-M se gjetjen e fondeve ia kanë lënë qeverisë, nëse ka interesim për t’u ndërtuar kjo lidhje hekurudhore, duke konfirmuar se faza e parë e punimeve do të vonohet, pasi që projekti nuk është bërë në mënyrë të përshtatshme dhe janë kryer rishikime shtesë.


Një problem tjetër për pengimin e punëve, janë edhe hulumtimet arkeologjike që bëhen në tre vende. Pjesa e parë e projektit do të kushtojë 40 milion euro, pjesa e dytë do të kushtojë 140 milion euro. Paratë janë siguruar për dy faza, kurse për fazën e tretë, që kushton 350 milion euro, nuk janë siguruar fondet./Telegrafi/