LAJMI I FUNDIT:

Nuk është i vetmi skandal nga Rubiales – akuzohej më parë edhe për orgji me para të federatës spanjolle

Nuk është i vetmi skandal nga Rubiales – akuzohej më parë edhe për orgji me para të federatës spanjolle

Presidenti i federatës së futbollit spanjoll, Luis Rubiales – i cili puthi një nga lojtarët e tyre në finalen e Kampionatit Botëror për femra – ishte akuzuar më parë për organizimin e orgjive me paratë e federatës.

45 vjeçari është goditur me komentet negative pasi puthi në buzë Jenni Hermoso, teksa ajo dhe bashkëlojtarët po merrnin medaljet për mposhtjen e Anglisë në Sidnei të dielën (20 gusht).


Pasi e përqafoi, ai e kapi nga koka dhe e tërhoqi për ta puthur, me Hermoso që më vonë deklaroi: “Nuk më pëlqeu ai veprim”.

Skandal nga presidenti i federatës spanjolle: Ka puthur futbollisten derisa i dorëzonte medaljen e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Skandal nga presidenti i federatës spanjolle: Ka puthur futbollisten derisa i dorëzonte medaljen e Kupës së Botës

Mund të mos jetë befasuese që është larg polemikës së parë të Rubiales në detyrë. Ish-mbrojtësi mohoi pretendimet se ai përdori paratë e federatës për të organizuar orgji me “tetë deri në 10 vajza të reja” shtatorin e kaluar.

Ato organizime u bënë nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i shtabit Juan Rubiales dhe u raportuan nga gazeta spanjolle El Mundo.

Thuhej se ai do të organizonte festa private seksi në një shtëpi në rajonin e Granadës, duke i maskuar ato nën pretendimin e një ngjarje pune dhe duke ftuar anëtarët më të afërt të ekipit të tij.

Deklarohet për herë të parë lojtarja e Spanjës që u puth nga Luis Rubiales derisa po pranonte medaljen e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë lojtarja e Spanjës që u puth nga Luis Rubiales derisa po pranonte medaljen e Kupës së Botës

Vetëm disa javë pasi u bënë këto akuza, gazeta El Confidencial ekspozoi disa mesazhe në WhatsApp që ai kishte dërguar më parë, të cilat sugjeronin se ai ishte i njëanshëm ndaj disa skuadrave.

Në një rast në vitin 2020, ai i tha një anëtari të familjes se shpresonte që Sevilla, me nofkën ‘Basins’, do të humbiste nga Real Madrid.

“Të shohim nëse do t’i rrëzojmë këto skuadra, nuk më pëlqejnë”, shkroi ai, para se të shtonte më vonë: “Ajo është skuadra e dytë që më pëlqen më pak. Si Villarreal, Sevilla dhe Valencia”.

Në lidhje me akuzat për orgji, Federata Spanjolle e Futbollit e mohoi me forcë akuzat – duke argumentuar se ishte një “ushtrim i ri në gënjeshtrat dhe manipulimet nga ish-punonjësi i motivuar nga inati”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori