Çiklisti, sipas asaj që shkruhet, ose ndoshta e ka vlerësuar dobët largësinë, ose nuk e ka parë fare trenin, kur ai u përpoq të kalonte hekurudhën, me gjithë dritën e kuqe të ndezur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Poloni dhe shpejtësia e trenit ishte në mes 120 dhe 140 km/h.


Pasi e gjitha kishte kaluar vetëm me dëmtime të lehta, 26 vjeçari ishte dashur të paguante një gjobë për kalimin në dritë të kuqe. /Telegrafi/