LAJMI I FUNDIT:

Nuk e kaloi kontrollin teknik, pronari nervoz i vë zjarrin veturës së tij – pranë një cisterne nafte! (Foto)

Nuk e kaloi kontrollin teknik, pronari nervoz i vë zjarrin veturës së tij – pranë një cisterne nafte! (Foto)

Një 42-vjeçar, (S.J.) kishte dërguar veturën e tij – Dacia Sandero – disa ditë më parë për një inspektim të rregullt teknik.

Por, siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, duke iu referuar pretendimeve të dëshmitarëve, edhe pse vetura dukej në gjendje të mirë, nuk e kishte inspektimin teknik.


Si pasojë, punëtorët e kontrollimit teknik e kthyen veturën dhe kërkuan nga pronari për të bërë disa riparime.

Sander thuhet se kishte një pasqyrë të pasme të dëmtuar dhe defekte të vogla në sistemin e ndriçimit.

Por kjo gjë e ka nervozuar pronarin nga Serbia, i cili në vend se të dërgonte veturën për riparim, ia ka vënë zjarrin!

Akti i djegies së veturës u krye pranë një cisterne nafte, por fatmirësisht “shfaqja” e tij përfundoi vetëm me veturën e shkatërruar. /Telegrafi/