Nuk e fsheh më - Princ Leka shfaqet krah partneres së re në një ballo në Romë

Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, fotografes Blerta Celibashi, në evenimentin “Ballo dei Cento e non piu Cento”, të mbajtur në Romë.
Balloja, e njohur si një nga mbrëmjet më elegante në Evropë, mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete nga bota e modës e kultura.
Princ Leka ka ndarë videon me ndjekësit në rrjete sociale, ku shkruan se së bashku me të dashurën kanë përjetuar hijeshinë e kësaj ngjarjeje.
“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non piu Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën”, ka shkruar ai.
Princi tanimë nuk e ka fshehur partneren e re që u përfol tejet shumë edhe në kohën e divorcit të bujshëm me Elia Zaharinë.
Me këtë të fundit duhet theksuar se ka një vajzë të quajtur, Geraldinë.
Kujtojmë që Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove për akuzën “Dhuna në familje”. /Telegrafi/























































