LAJMI I FUNDIT:

Nuk doli as në ngrohje, Ancelotti shpjegon pse e la në stol gjatë gjithë ndeshjes Modricin

Nuk doli as në ngrohje, Ancelotti shpjegon pse e la në stol gjatë gjithë ndeshjes Modricin

Real Madridi ka arritur një tjetër fitore në xhiron e 22-të të La Ligas, duke rikthyer rezultatin ndaj Las Palmas (2-1).

Javier Munoz e kaloi në epërsi Las Palmasin, por Reali u ktheu me golat e Vinicius Junior dhe Aurelien Tchouameni.


Luka Modric e kaloi të gjithë ndeshjen në stol dhe gazetarët e pyetën trajnerin Carlo Ancelotti pas ndeshjes se pse kroati nuk u ngroh as në ndeshjen kundër Las Palmas.

“Modric nuk u ngroh sepse…”, filloi Ancelotti, më pas heshti për disa sekonda. Më pas ai vazhdoi: “Kur nuk jam i sigurt se do të hyjë, nuk e dërgoj të ngrohet. E respektoj shumë për ta bërë këtë gjë. Gjithçka është në rregull, ai do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme”.

Modriç nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare me klubin madrilen në verën e vitit 2023.

Legjenda e mbretërve refuzoi ofertat e pasura saudite dhe mbeti në skuadrën e Ancelottit, por eksperti italian nuk e sheh më atë si lojtar të ekipit të parë.

“Ndryshoi gjithçka” – Ancelotti thotë se goli i Las Palmas motivoi ekipin për rezultat pozitiv
Lexo po ashtu “Ndryshoi gjithçka” – Ancelotti thotë se goli i Las Palmas motivoi ekipin për rezultat pozitiv

Kroati ka 24 paraqitje, një gol dhe gjashtë asistime këtë sezon, por ai shpesh vjen nga bankina për shkak se pozicionet në formacionin titullar ishin zënë nga yjet e ardhshëm si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Tchouameni.

Përveç kësaj, edhe Toni Kroos dhe Dani Ceballos janë ende në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori