LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu falënderon të gjithë pas largimit nga Drita: Ishin katër vite të jashtëzakonshme

Nuhiu falënderon të gjithë pas largimit nga Drita: Ishin katër vite të jashtëzakonshme
(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD)

Ardian Nuhiu është larguar nga Drita pas katër viteve qëndrim në qytetin e Gjilanit.

Në fakt trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut e mori drejtimin e klubit më 11 shkurt të vitit 2019 dhe largohet nga bardhekaltërtit tre muaj para se t’i bëj katër vite në krye të skuadrës.

Deri te largimi i Nuhiut nga klubi erdhi pas eliminimit së Dritës nga Kupa e Kosovës, ku gjilanasit u mposhtën në shtëpi nga Liria e Prizrenit 1-2.

Në një konferencë të organizuar nga klubi, Nuhiu ka folur për largimin e tij nga Drita.

“Falënderoj familjen e madhe Drita për katër vite të jashtëzakonshme, emocione, histori, fitore, humbje dhe gëzime”, ishin fjalët e para të Nuhiut.

“Dua t’i falënderoj dy presidentët për mbështetjen dhe drejtuesit e skuadrës që 24 orë kemi qenë së bashku për të mirën e Dritës. Falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe ndaj meje dhe ndaj skuadrës, si dhe falënderoj çdo futbollist që ka kaluar në këtë derë së bashku me mua në këtë rrugëtim, sepse pa ta nuk do t’i kishim këto suksese”, tha Nuhiu.

Krejt në fund trajneri shkupjan tha se Drita do të ketë një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Ky klub do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Vendimi ka ardhur nga drejtuesit e klubit, nga presidentët është marrë vendimi që është e rrugës të bëhet kjo lëvizje”, u shpreh Nuhiu /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori