LAJMI I FUNDIT:

NTP – Shkupi paralajmëron rritje të çmimit për transport publik

NTP – Shkupi paralajmëron rritje të çmimit për transport publik

Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup ankohet ndërsa transportuesit me kamionë në mënyrë plotësuese do të bëjnë përllogaritje se si akciza më e lartë e naftës do të ndikojë në punën e tyre. Nga kjo ndërmarrje thonë se në ditë harxhojnë rreth 25 mijë litra naftë, që do të thotë se shpenzimet e tyre në nivel vjetor do të rriten për rreth gjysmë milion euro.

“Me këtë trend të rritjes së akcizave për naftën paraqiten dy opsione për tejkalimin e implikimeve negative financiare; ose, rritjen e subvencioneve që Qyteti i Shkupit e siguron për NTP Shkup, ose marrjen e vendimit nga Këshilli i Qytetit të Shkupit me të cilin do të rritet çmimi i transportit publik”, thuhet në kumtesën e NTP Shkupit.


Nga ana tjetër, sektori i biznesit nuk pret që rritja e çmimit të naftës të shkaktojë rritje të dukshme të produkteve dhe shërbimeve të tyre.

“Parimisht jemi kundër rritjes së shpenzimeve për kompanitë dhe presim që paratë të shpenzohen për projekte zhvillimore”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Ish ministri i financave, Nikolla Popovski nuk pret që shpenzimet më të larta të shkaktojnë tronditje inflatore. Ai mendon se kjo është lëvizje mirë e paramenduar, që me risitë tjera në politikat tatimore do të shkaktojë uljen e deficitit buxhetor.

“Nëse vazhdon edhe vitin e ardhshëm që deficiti të kontrollohet teposhtë, nëse nuk ka goditjen ndaj ekonomisë, nëse kjo mbijeton në 2-3 vitet e ardhshme, do të krijojë të ardhura më të larta, nëse heqim dorë nga ky shpenzim i panevojshëm, mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Pritej se do të ketë viktima. Bëhet fjalë për pasoja të vogla që do t’i paguajmë të gjithë ne, sidomos ata që kanë lidhje me dizelin dhe naftën”, tha profesori universitar, Nikola Popovski.

Sipas paralajmërimit të djeshëm nga dikasteri i financave, akciza për dizelin, mazutin dhe vajin ekstra të lehtë, nga 1 janari do të rriten për 3.54 denarë për litër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori