LAJMI I FUNDIT:

NTP Shkup: Qytetarët e Shkupit nuk do të mbeten pa transport publik

NTP Shkup: Qytetarët e Shkupit nuk do të mbeten pa transport publik

Nga NTP Shkup kanë reaguar në lidhje me paralajmërimet e punëtorëve të kësaj ndërmarrje se nëse nuk i marrin pagat do të ndërpresin punën.

Sipas NTP Shkup të punësuarit në ditët në vijim do ta marrin pagën e merituar, dhe nuk do të lejojnë që qytetarët e Shkupit të mbeten pa transport publik.


“Ne besojmë se qeveria qendrore dhe një pjesë e bashkive do të paguajnë detyrimet e papaguara që kanë për shërbimin e ofruar nga NTP për transport të organizuar për kategori të caktuara udhëtarësh, fonde me të cilat paguhet paga e punonjësve të NTP-së. Presim që sa më shpejt t’i shlyejnë borxhet dhe obligimet rrjedhëse të vitit të kaluar në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje puna e rregullt e kompanisë.

Pavarësisht situatës së vështirë, ndaj së cilës askush në vend nuk ka mbetur imun, ne po punojmë që transporti publik të vazhdojë të funksionojë pa probleme në interes të të gjithë përdoruesve të tij. Ndërkohë, përkundër të gjitha rrethanave, krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburanteve, çmimi i biletave ka mbetur i njëjtë dhe nuk ka pasur ulje në orar”, thuhet në reagimin e NTP Shkup.

Ndryshe Sindikata pranë kësaj ndërmarrje disa orë më parë paralajmëroi kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska dhe menaxhmentin e ndërmarrjes se nëse deri në orën 14 nuk paguhet paga e shtatorit, autobusët e NTP-së nuk do të dalin nesër në rrugët e Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori