LAJMI I FUNDIT:

N’POST ndan qindra dhurata për klientët që e përdorin N’POSTOMAT-in

N’POST ndan qindra dhurata për klientët që e përdorin N’POSTOMAT-in

Kompania më inovative në industrinë e pranimit dhe dorëzimit të pakove, N’POST, së fundmi ka prezantuar në qendrën tregtare “Albi Mall” inovacionin më të ri në treg të quajtur N’POSTOMAT.

N’POSTOMAT është rrjeti i ri i makinave vetshërbyese për pranim dhe dorëzim të pakove, i cili do të shtrihet në mbi 700 lokacione në tërë Kosovën, duke i lehtësuar dhe zgjidhur problemet e adresuara nga klientët.

Me rastin e prezantimit të N’POSTOMAT-it, kompania N’POST i ka ftuar të gjithë të interesuarit ta përdorin këtë pajisje dhe ta fitojnë një nga qindra dhuratat.

Klientë të ndryshëm janë ndalur pranë kësaj pajisje vetshërbyese për ta provuar me shumë entuziazëm, me ç’rast edhe kanë pranuar dhuratë pasi i kanë kryer me sukses 3 hapat e nevojshëm.

Sipas vet konsumatorëve, N’POSTOMAT është shumë e thjeshtë për ta përdorur dhe do të jetë metoda më e preferuar për pranimin dhe dorëzimin e pakove.

Përndryshe, në lojën “Përdore & Fito”, konsumatorët kanë fituar dhurata nga industria e teknologjisë, kozmetikës, autokozmetikës, lodra për fëmijë, dhurata për vit të ri, etj.

Artikull i sponzorizuar