LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: United 2-1 Tottenham, shkëlqen Rashford

Notat e lojtarëve: United 2-1 Tottenham, shkëlqen Rashford
Manchester United vs Tottenham (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Manchester United e ka fituar derbin e javës së 15-të në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 2-1.

Golat për Djajtë e Kuq i shënoi Marcus Rashford, ndërsa për Spurs golin e vetëm e realizoi Dele Alli.


Unitedi ishte për një nuancë skuadër më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.89, me Tottenhamin që u vlerësua 6.60.

Manchester United vs Tottenham (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Rashford që u notua me 9.3, shkaku i dy golave të shënuara.

Në anën tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët ishte, Paulo Gazzaniga, me vlerësimin 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Tottenhamit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/