Norwich City ka rënë nga elita e futbollit anglez vetëm pas një viti qëndrim në Ligën Premier.

Skuadra angleze ka humbur statusin e ekipit elitar katër xhiro para fundit të edicionit.

Në 34 sfida sa kanë zhvilluar deri më tani Norwich ka arritur pesë fitore, gjashtë barazime e 23 disfata.

Norwich ka sulmin më të dobët në ligë me 22 gola të shënuar, derisa mbrojtjen e dytë më të dobët me 71 gola të pësuar.

Tanimë të rënë nga elita e futbollit anglez, Norwich do t’i largojë shumicën nga yjet e skuadrës.

The Sun ka raportuar se te Norwichi do të largohen lojtarët më të paguar në klub pasi nuk duan t’i mbajnë ata në Championship ku niveli i pagave është më i ulët.

Milot Rashica me dedikim për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes: Me fat që të kam në jetë Milot Rashica me dedikim për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes: Me fat që të kam në jetë

Në mesin e lojtarëve që do të largohet nga Norwichi është edhe reprezentuesi kosovar Milot Rashica, i cli këtë edicion shënoi një gol e dhuroi dy asistime në Ligën Premier.

Norwich pagoi 11 milionë euro për transferimin e tij në Angli nga Werder Bremen, derisa e ardhmja e Rashicës mund të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman ku vushtrriasi pëlqehet nga shumë skuadra. /Telegrafi/