LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia ul normën bazë

Norvegjia ul normën bazë

Banka Qendrore e Norvegjisë uli normën bazë të interesit në një nivel historik të ulët prej 0.5 për qind nga 0.75 për qind që ishte më parë dhe ngriti mundësinë e një ndërhyrje për në territor negativ.

Norges Bank paralajmëroi se nëse ekonomia në vend do të ekspozohet ndaj rreziqeve të mëtejshme, mundësia e normave negative nuk do të përjashtohet. “Ne po vëzhgojmë nga vende të tjera se është e mundur për të shkuar poshtë zeros nëse nevojitet. Ne e kemi zgjeruar fushëveprimin tonë”, thotë guvernatori i bankës së Norvegjisë, Oysten Olsen.


Megjithatë, ai shtoi se një lëvizje e tillë do të ishte pasojë e trazirave të reja, të cilat nuk duken ende. Guvernatori tha se deri më tani, bordi nuk po konsideron masa të tjera si lehtësimi sasior(QE). Ekonomia e Norvegjisë është goditur nga rënia e çmimeve të naftës dhe Norges Bank paralajmëron se zhvilimet në ekonomi janë më të dobëta se ç’priteshin dhe papunësia mund të rritet.

Norma e papunësisë në Norvegji qëndron aktualisht në 4.5. Ekspertët thonë se nëse nafta vazhdon të marshojë deri në një nivel të pranueshëm, atëherë nuk do të ishte e nevojshme prezantimi i metodave jo-tradicionale (norma negative). Parashikimet makroekonomike të bankës së Norvegjisë janë bazuar me një çmim të naftës në segmentin 50-55 dollarë për fuçi.

Qe prej verës së 2014-ës, ekonomia e Norvegjisë ka marrë një kthesë për poshtë, e jo për çudi. Çmimet e naftës nisën trajektoren rënëse në atë kohë, dhe investimet e vendit në naftë janë goditur. Sipas agjencisë së Statistikave në vend, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1 për qind për 2015-ën, rritja më e ulët që prej krizës financiare globale (subprime mortgage crisis). /Telegrafi/