Nora Istrefi duket se ka rikthyer shumë shpejt në formë trupin e saj pas lindjes.

Këngëtarja kosovare u bë nënë pak më shumë se një muaj më parë, kur lindi një vajzë të cilën e emëroi Rene.


Por trupi i saj pas lindjes nuk ka ndryshuar shumë nga ai para shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Këtë e tregojnë edhe fotot që ajo poston kohë pas kohe në rrjetet sociale, përfshirë edhe një të fundit ku ajo shfaqet duke rregulluar flokët dhe duke ekspozuar këmbët. /Telegrafi/