Nora mezi pret ta sjellë në jetë vajzën (Foto)

Nora Istrefi thotë se ajo mezi po e pret anëtarin e ri të familjes së saj, për të cilin zbulon se është vajzë, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja kosovare është në muajin e nëntë dhe të fundit të shtatzënisë, derisa pret fëmijën e parë të saj me bashkëshortin Robertin.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se ndjehet e bekuar dhe mezi pret ta shohë anëtarin e ri të familjes.
“Ndjehem shumë e bekuar dhe mezi e pres anëtarin më të ri të familjes ton”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze, duke ia shtuar: “#MummyToBe #DaddyToBe #babygirl”.
Kështu, duka ia shtuar pjesën “#babygirl”” Nora ka konfirmuar edhe për herë të parë se fëmija i saj është vajzë.
Ndërkohë, në një set të ri të fotografive ajo ka pozuar me barkun e zbuluar, duke treguar jo vetëm fryrjen e barkut, por edhe të gjoksit. /Telegrafi/












































