eksperti-banner

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vazhdon të mbetet njëra ndër femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram.

Ajo është shumë aktive, teksa shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Së fundmi, Istrefi ka vendosur të publikojë disa fotografi në InstaStory, në të cilat është shfaqur pa makijazh, e sapo zgjuar në mëngjes.

Ajo duket mjaft bukur dhe e kuruar edhe në momentet kur zgjohet, ndërsa nuk heziton t;u tregojë ndjekësve dukjen e saj natyrale.

nora1

Që nga muajt e verës, Nora nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa vazhdon të jetë aktive herë pas here me koncerte.

E njëjta është mjaft e përkushtuar edhe në jetën e saj familjare, pasi tash dy vite është nënë e një vajze, të quajtur Renee.

a2

Festat e fundvitit pritet ta sjellin këngëtaren me disa projekte të reja. /Telegrafi/