Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga ditët e saj verore, duke sjellë një atmosferë tërësisht të lidhur me detin dhe pushimet.

Në njërën prej fotografive, këngëtarja shfaqet duke shijuar ujërat e detit pranë shkëmbinjve, ndërsa në një tjetër pozon në një ambient buzë detit, e veshur me një kombinim të bardhë veror.


Me stilin e kuruar dhe paraqitjen elegante, Nora edhe një herë dëshmon se i kushton rëndësi pamjes së saj.

Nora/Instagram

Krahas veshjeve verore, vëmendje merr edhe forma e saj fizike, për të cilën ajo është komentuar shpesh nga ndjekësit.

Fotografitë kanë marrë reagime të shumta, ndërsa Nora duket se po i shijon momentet e verës larg angazhimeve të përditshme. /Telegrafi/

Nora/Instagram

Nora/Instagram

Nora/Instagram

Nora/Instagram

Nora/Instagram