LAJMI I FUNDIT:

Nora e ka ditëlindjen, kështu e uroi bashkëshorti (Foto)

Nora e ka ditëlindjen, kështu e uroi bashkëshorti (Foto)

Nora Istrefi feston ditëlindjen e saj të 30-të, me ç’rast ka marr urime të shumta nga miqtë.

Një të tillë e ka marrë edhe nga bashkëshorti, Robert Berisha.


Ky i fundit përmes këtij mesazhi i ka shfaqur dashurinë për gruan që ia solli në jetë vajzën, Renean.

“Urime ditëlindja gruaja ime e bukur. Uroj të jesh e bekuar në këtë ditë, të dëshiroj botën siç e meriton ti. Ti më inspiron çdo ditë me punën tënde të vështirë dhe fuqinë e një gruaje perfekte, një nëne të dashur si dhe të falënderoj që e ke sjell Renean në këtë botë e cila ma gëzon zemrën time çdo ditë. Të dua pafund”, është urimi i Robertit për Norën.

Në këtë formë edhe i ka dhënë fund spekulimeve se këngëtarja dhe modeli shqiptar i kanë dhënë fund martesës së tyre. /Telegrafi/