LAJMI I FUNDIT:

Nora dhe Roberti nuk janë ndarë

Nora dhe Roberti nuk janë ndarë

Pak minuta më parë një lajm tjetër rreth ndarjes së Robertit dhe Norës ka pushtuar mediat.

Shkrimet e tilla janë bazuar vetëm në një fotografi që Nora Istrefi ka publikuar në Snapchat ku tregon se është duke rregulluar shtëpinë e re dhe asgjë tjetër.

Ky fakt ka bërë që disa gazetarë të shkruajë menjëherë për ndarje të çiftit, e që në fakt ajo foto nuk tregon asgjë nga kjo pjesë, vetëm punimet që po bëhen në shtëpinë e re të Norës dhe Robertit.


Lajmi.net ka kontaktuar menjëherë me Robertin dhe ai e ka demantuar këtë lajm duke thënë se ata janë shumë mirë. Sa i përket shtëpisë së re, ai pranon se së shpejti ata do të vendosen në një lokacion tjetër në një hapsirë më të madhe për familjen e tyre tre anëtarëshe.