LAJMI I FUNDIT:

Nokia vjen me ndryshimin e logos – shënon fillimin e një periudhe të re

Nokia vjen me ndryshimin e logos – shënon fillimin e një periudhe të re

Pasi që Pekka Lundmark e mori kontrollin e segmentit të pajisjeve të telekomit të Nokia-s, drejtori ekzekutiv e shpalosi një plan me tre faza – rifillim, përshpejtim dhe shkallëzim.

Me përfundimin e pjesës së parë të planit, Nokia tani do të fokusohet tek përshpejtimi, dhe po e ndryshon logon e saj për herë të parë në 60 vite, në mënyrë që të sinjalizoj ndryshimin e strategjisë.


Nokia po heq ngjyrën blu dhe po e zëvendëson atë me çfarëdo ngjyre që është më e përshtatshme duke pasur parasysh situatën, që do të thotë se nuk është caktuar një skemë specifike ngjyrash, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Lundmark tha se Nokia më nuk është vetëm një kompani e telefonave të mençur, por një “kompani e biznesit të teknologjisë”.

“Nokia lidhej me telefonat e mençur, dhe sot ne jemi një kompani e biznesit të teknologjisë”, tha Pekka.

Përveç rritjes së biznesit të saj të pajisjeve të telekomit, Nokia do të fokusohet gjithashtu edhe në shitjen e pajisjeve tek bizneset e tjera.

Ai plan përfshinë shitjen e rrjeteve private 5G dhe pajisjeve për fabrikat e automatizuara, e që do ta poziciononte kompaninë si konkurrent të Microsoft dhe Amazon. Lundmark bëri të ditur se Nokia po konsideron zhvillimin dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori