Dy artistët shqiptarë, Noizy dhe Kida, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Shoqe” mban titullin ky bashkëpunim i tyre, me videoklip të realizuar kryesisht në një bregdet.


Dyshja vijnë me një energji të mirë, me përplot ngjyra e gjithashtu edhe me ritëm muzikor veror.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti u shkrua nga vet këngëtarët me producim nga EngliVersal.

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hija Music dhe tani ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Komentet nga përdoruesit e rrjeteve sociale ishin shumë pozitive, duke e pëlqyer këtë miks.

Nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/