LAJMI I FUNDIT:

Nobelistja fton iranianët për mosbindje qytetare

Nobelistja fton iranianët për mosbindje qytetare

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, iraniania Shirin Ebadi, ftoi qytetarët iranianë për mosbindje qytetare.

Kjo pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë është e mundur të detyrohet Qeveria të respektojë vullnetin e qytetarëve.


Në një intervistë për DW, Ebadi e cila jeton si emigrante në Londër, theksoi se sipas Kushtetutës populli iranian ka të drejtën të dalë në rrugë dhe se asnjë protestë apo mbledhje nuk ka nevojë për leje. /21Media/