LAJMI I FUNDIT:

Nobelisti Stiglitz: OBT po pengohet nga Trump

Nobelisti Stiglitz: OBT po pengohet nga Trump

Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Joseph Stiglitz, ka një paralajmërim për rezistencën e Presidentit Donald Trump lidhur me emërimin e gjyqtarëve të rinj në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

“Tregjet e mëparshme tregtare janë bërë gjithmonë në kuadrin e OBT-së, brenda ligjit ndërkombëtar”, tha Stiglitz, ish-kryekonomisti i Bankës Botërore në Forumin e Zhvillimit të Kinës në Pekin, përcjell Telegrafi.

“Ajo që i bën gjërat shqetësuese është se Trump ka bllokuar emërimin e gjykatësve të rinj në OBT dhe organi i apelit i OBT-së po pengohet”, vazhdoi Stiglitz duke iu referuar panelit shtatë anëtarësh të organizatës që mbikëqyr kontestet ndërkombëtare.

Bordi aktualisht ka vetëm katër anëtarë, pasi Administrata e Trump po bllokon procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj, duke akuzuar organizimin 23-vjeçar të paragjykimeve kundër SHBA-së.

“OBT ka emëruar tradicionalisht gjyqtarë të rinj bazuar në pajtueshmëri të plotë. Ata hezitojnë të largohen nga kjo praktikë… por duket e rëndësishme për botën që të bëjë atë që munden për të ruajtur sistemin tonë të bazuar në rregulla”, përfundoi Stiglitz. /Telegrafi/