LAJMI I FUNDIT:

Ta lënë uniformën e policisë apo jo? Musliu: Në mesin e serbëve ka kundërthënie, në njërën strukturat e Rakiqit, në tjetrën të Radoiçiqit

Ta lënë uniformën e policisë apo jo? Musliu: Në mesin e serbëve ka kundërthënie, në njërën strukturat e Rakiqit, në tjetrën të Radoiçiqit

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata në mesin serbëve është shumë e tensionuar, pasi siç tha ai ka kundërthënie se a duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma policët serbë të Kosovës.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se në njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.


“Konflikti në mes të serbëve filloi! Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma. Në njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit. Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, shkruan Musliu.

Ndryshe, Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.

Takimi i tyre ka përfunduar gjysmë ore pasi ka nisur, ndërkaq nga pozita e ministrit për Kthim ka dhenë dorëheqje Goran Rakiq.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori