LAJMI I FUNDIT:

Njoftim i shkurtë me seksin tantra

Njoftim i shkurtë me seksin tantra

Seksi tantra është shumë më i lehtë saqë mendoni! Nëse dëshironi diçka eksplozive, madje edhe nëse nuk keni kohë për të kaluar disa orë në dhomën e gjumit, seksi tantra është gjëja e duhur.

Tantra është një praktikë antike hindu, e vjetër më shumë se 5.000 vjet, ndërsa ka kuptimin e “endjes dhe përhapjes së energjisë”. Është një formë e seksit të ngadalshëm, i cili forcon intimitetin dhe krijon lidhshmëri ndërmjet mendjes dhe trupit që mund të sjellë deri te orgazmat e fuqishme.

Ky lloj seksi është i mirë për ju nëse:
• Kërkoni diçka të re në krevat
• Dëshironi të bëheni më intim me partnerin
• Dëshironi të zgjoni lidhjen me burrin ose të dashurin


Si ta zbatoni

Lajmi i mirë është se seksi tantra nuk është i orientuar drejt ndonjë qëllimi, që do të thotë se nuk keni nevojë të mësoni shumë. Sekreti qëndron në mospërqendrimin tek orgazma dhe në vend të kësaj të orientoheni te kënaqësia e paralojës, ta bëni më të ndjeshme dhe sa më të gjatë, përpara se t’i lëshoheni kulmit. Kjo padyshim që është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, për shkak se ekspertët për këtë lloj seksi, për të zgjatur orgazmën shfrytëzojnë metoda të ndryshme, duke përfshirë teknikat meditative, kontrollimin e frymëmarrjes dhe masazhin.

Çfarë të bëni

Nëse dëshironi ta provoni, veproni kështu:
• Filloni me errësimin e dritave dhe largimin nga pjesa tjetër e botës.
• Relaksoni trupin tuaj. Tantra nënkupton energjinë që lëviz nëpër trup.
• Një kohë qëndroni sa më larg krevatit.
• Akomodohuni mirë- mundohuni që me partnerin të shtriheni në dysheme, ashtu që njëri-tjetrit dalëngadalë t’ia hulumtoni trupin.
• Eksperimentoni. Provoni prekje të ndryshme- masazhe të forta, prekje të buta ose me shami mëndafshi, përkëdhelje të lehta…
• Mendoni për frymëmarrjen. Nëse vëreni se mendja ka filluar “të mendojë”, atëherë sërish përqendrohuni te frymëmarrja. Ju merrni frymë kur partneri e nxjerr atë, dhe e kundërta.
• Mos u ndalni. Nëse nuk mund të duroni më shumë se njëzet minuta e më shumë, provoni sërish. Për seksin tantra nevojitet shumë kohë dhe do t’u nevojitet kohë e gjatë për t’iu përshtatur kësaj filozofie seksuale.

Ushtrimet

Duke qenë seksi tantra bazohet në intimitetin mes partnerëve, ushtrimet e radhës mund të ndihmojnë:

1. Filloni me meditim. Qëndroni njëri përpara tjetrit she shikohuni në sy dhe njëkohësisht vendosni shuplakën e majtë në zemrën e partnerit, dhe ndieni frymëmarrjen e njëri-tjetrit së paku dy minuta.

2. Uluni ballë për ballë (edhe më mirë është të uleni anash). Kapeni njëri-tjetrin me duar dhe shtrëngojeni sa më shumë që është e mundur.

3. Gjatë kohës së seksit lëvizni dhe merrni frymë ngadalë (dhe sipas mundësisë, shmangni pozitat nga të cilat e dini se arriti shpejt orgazëm) dhe dalëngadalë ndërtoni kënaqësi dhe ngacmim. Sa më shumë ta shtyni kohën e paralojës dhe seksit para orgazmës, aq më intensive do të jetë orgazma.

Këshillë
Ngadalësoni frymëmarrjen teksa i afroheni orgazmës. Shumë femra në ato momente fillojnë të marrin frymë shpejtë e më shpejtë, ndërsa trupi është i ngarkuar duke tentuar të arrijë orgazmën. Në vend të kësaj ju relaksohuni, lëshojeni barkun dhe merrni frymëmarrje të thellë dhe të ngadalshme, ashtu që orgazma të zgjasë më shumë dhe të jetë më e fuqishme.

/Telegrafi/