LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me vajzën e re, për të cilën Harvard beson se është Albert Einsteini i ri

Njihuni me vajzën e re, për të cilën Harvard beson se është Albert Einsteini i ri

Të krahasohesh me gjenitë e njohur si Stephen Hawking dhe Albert Einstein nuk është diçka që i ndodh çdo personi.

Prandaj kur i thoni Sabrina Gonzalez Paterskit se është shumë larg njerëzve mesatar, padyshim se nuk mund të jetë shaka kjo, transmeton Telegrafi.


Është vetëm 23 vjeçe dhe Paterski ka arritur atë që shumica e njerëzve nuk mund ta bëjnë gjatë tërë jetës.

Kur ishte vetëm 14 vjeçe, ajo e kishte ndërtuar motorin e aeroplanit pa e ndihmuar askush.

Për të mos mjaftuar kjo, atë aeroplan ajo e kishte pilotuar përgjatë liqenit Michigan, duke u bërë personi më i ri që e piloton aeroplanin e vet.

E gjithë kjo aventurë kishte marrë dy vite, ndërsa të gjithë ngjarjen e kishte dokumentuar dhe ngarkuar në YouTube.

Ajo pastaj kishte diplomuar në vitin 2010, ku profesorët asnjëherë nuk kishin pushuar ta lavdëronin inteligjencën dhe motivin e saj.

Pas vetëm tri viteve në MIT ajo e kishte arritur notën më të lartë që ekziston prej 5.0.

Tani ajo është duke punuar në doktoraturën e saj në Universitetin e Harvardit, me liri të plotë akademike dhe pa pengesa nga stafi – e krejt kjo në moshën 23 vjeçe.

Çfarë e bën këtë vajzë edhe më interesante, është fakti se ajo nuk është më e interesuar në ndërtimin e aeroplanëve, por vëmendjen e saj e ka kthyer te fizika.

Gjatë një interviste me Marie Claire këtë vit, ajo kishte thënë: “Bëhuni optimistë për atë që besoni se mund ta bëni. Kur jeni të vogël, përsëritini gjërat që doni t’i bëni kur të rriteni – besoj se është e rëndësishme të mos hiqni dorë nga ato ëndrra”. /Telegrafi/