LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Rzon – producentin më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar

Njihuni me Rzon – producentin më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar

Siç tashmë dihet, roli i një producenti është që të krijojë dhe të përshtatë një vepër muzikore sipas mënyrës së tij dhe varësisht artistëve me të cilët punon.

I tillë është edhe Rrezon Alidema, apo siç njihet me emrin artistik Rzon, që lirshëm mund të thuhet se ka krijuar disa kryevepra muzikore që nga fillimi i karrierës.


Në një intervistë ekskluzive dhënë për Telegrafin, artisti nga Prishtina ka folur më shumë rreth karrierës, debutimit e po ashtu edhe për artistët me të cilët punon aktualisht.

View this post on Instagram

A post shared by RZON (@rzonmusic)

Si kanë qenë fillimet e juaja, si arritët që për pak vite të jeni emër kaq i kërkuar në skenën muzikore shqiptare?

Fillimet e mia në muzikë ishin të hershme që prej vitit 2014, debutimin e kisha në vitin 2018 me punë dhe me përkushtim erdhi koha të bëhem producenti më i kërkuar.

Ju qëndroni mbas shumë projekteve muzikore të suksesshme, sa e vështirë është të punosh me këngëtarë në bazë të kërkesave të tyre?

Nuk është e vështirë të punosh me artistë kur e kupton gjuhën e muzikës dhe kur profesionaliteti është në nivelin e duhur sikurse të ‘Rzon Music’.

Me kë prej artistëve jeni duke punuar aktualisht, megjithëse disa prej tyre janë ekspozuar edhe në rrjete sociale?

Punoj me artistët më të njohur të estradës si: Mozzik, Dafina Zeqiri, Capital T, Majk, Butrint Imeri etj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka ndonjë me të cilët ke pasur ndonjë keqkuptim, apo ndonjë gjë që do të veçoje përgjatë këtyre viteve?

Nuk kam keqkuptime me askën, me ata të cilët kam pasur nuk janë më pjesë e punës sime.

View this post on Instagram

A post shared by RZON (@rzonmusic)

Një ditë e zakonshme e Rzon, si është përditshmëria e juaj dhe çfarë ju pëlqen jashtë profesionit?

Përditshmëria ime është normale si të gjithë të tjerët besoj, jashtë profesionit me pëlqen atraksioni gjuajtja me armë në poligon.

Çfarë do presim gjatë ditëve/muajve në vijim nga Rzon?

Gjatë kësaj kohe do të ketë shumë këngë, prej tyre shpresoj se do të jenë shumë mega-hite, por mbetet të shihet në vijim.

View this post on Instagram

A post shared by RZON (@rzonmusic)

Sa i përket jetës private shumë pak dihet rreth jush, si qëndron statusi juaj aktual?

Statusi im qëndron privat, nuk kam dëshirë të flas më shumë për jetën time personale.

Ju falënderoj për intervistën, porosia juaj për lexuesit e Telegrafit?

Ju falënderoj dhe ju dëshiroj shumë suksese. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RZON (@rzonmusic)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori