LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me rrëfimin prekës të burrit që varros në Greqi refugjatët e mbytur në det (Video)

Njihuni me rrëfimin prekës të burrit që varros në Greqi refugjatët e mbytur në det (Video)

Ende nuk ka të dhëna të sakta, se sa refugjatë janë mbytur në det në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë.

Por trupat e tyre shfaqen mbi ujë, muaj më vonë pranë brigjeve të Greqisë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, autoritetet lokale personat e mbytur i ruan nëpër frigoriferë, dhe deri vonë varroseshin nga ortodoksë.

Dhe këtë punë e kishte filluar para dy muajve, edhe 30-vjeçari Mustafa Dava nga Egjipti.

“Nga Egjipti në Greqi kam ardhur në vitin 2007, për të studiuar letërsinë greke. Në Lesbos kam ardhur vitin e kaluar. Fillimisht kam punuar si përkthyes duke ndihmuar vullnetarët. Pastaj fillova të varrosi refugjatët”, ka rrëfyer historinë e tij për Al-Jazeera ky njeri trim.

Ai thotë se e njeh mirë Islamin, dhe se për të ka mësuar në Egjipt për 16 vite.

“Kam pasur rastin të shoh, se si njerëzit e vdekur në Lesbos ruheshin për 40 ditë në frigoriferë. Dhe kështu një ditë me disa miq, shkova tek kryetari i Lesbos dhe i kërkova të na ndajë një parcelë tokë që ta shndërrojmë në varreza myslimane. Falë Zotit ai e miratoi kërkesën tonë, ku edhe filluam të varrosim njerëzit që ruheshin nëpër frigoriferë”, ka shtuar Dava.

Ai thotë se ky nuk është profesioni i tij, dhe se me këtë punë nuk është marrë në Egjipt. Por se imazhet e njerëzve të vdekur e brengosnin.

“Ata ishin nëpër frigoriferë. Kur unë jetoj fare pranë tyre dhe bëj një jetë normale, ha, pi ujë të pastër… I varrosi, i pastroj trupat e tyre dhe të gjithë i drejtoj kah Meka”, ka shtuar Dava. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori