eksperti-banner

Disa ishuj të arkipelagut janë të banuar, ndërsa të tjerët janë lënë shkretë, pas një shpërthimi vullkanik në vitin 1973, ose thjesht – sepse ata janë shumë të vegjël për të jetuar aty.

Megjithatë, ekziston një ishull i vogël i quajtur Elliðaey, ku është e ndërtuar një shtëpi e vogël e vetmuar, e cila ka shkaktuar shumë spekulime zbavitëse.


Disa ngritën teori se ajo i përkiste këngëtares Bjork, të tjerë mendonin se ishte shtëpia e një miliarderi misterioz.

E vërteta është se ajo i takon shoqatës së gjuetarëve, që e shfrytëzojnë atë kur gjuajnë zogj deti.

Për të arritur në këtë vend, se pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qera. 

shtepia111

iceland

shtepia 4444

shtepia 3333