Gjithçka kishte filluar me një dokument fals. Kosovari që jeton në Zvicër, Elsadat Musliu, ishte zënë duke e kontrabanduar atë dokument. Për këtë ishte dënuar me tri vite burg. Por, kur ai e njoftoi një zyrtar të Qeverisë së Kosovës, shpresat për të shpëtuar nga burgu ishin ngjallur. Gjithçka u shua kur në lojë hyri ryshfeti.
Kosovari pretendon se zyrtari i arrestuar i financave në Qeverinë e Kosovës, Zahir Bajrami, së bashku me djalin e tij Ardianin, i kërkuan 20 mijë euro që t’ia hiqnin atij një dënim prej tre vitesh burgim.
Fillimisht, Bajrami i kishte kërkuar 10 mijë euro nga Musliu. Kjo dëshmohet edhe në videot që ka siguruar Insajderi. Në video Bajrami i premton Musliut se i ka njerëzit e tij në shtet, të cilët do t’ia zgjidhnin problemin. Për ta madje kishte edhe një nofkë. I quante “Roqkotellat”. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ai i Apelit ishin “roqkotellat” e tij.
Musliu rrëfen se qysh në fillim të seancave gjyqësore, zyrtari nga Qeveria e Kosovës nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij, por kishte dërguar djalin e tij Ardian Bajrami që t’i bëjë ‘qare’! Dyshimet e Musliut që Bajrami vetëm i kishte marrë para, por nuk ishte duke u angazhuar t’ia kryej punën, kishin dalë të vërteta. Gjykata e dënoi Musliun me dy vite burg. Një më pak sesa vendimi i gjykatës para se Bajrami “ta merrte çështjen në dorë”.
Duke parë se ryshfeti 10 mijë eurosh nuk kishte kryer punë, Musliu u takua sërish me Zahir Bajramin. I kërkoi t’ia kthente paratë. Por, Bajrami nuk ia ktheu. Në vend të kësaj i kërkoi edhe 10 mijë e 800 të tjera.
“10 mijë i lypi për të paguar ‘roqkodellat’ e tij, ndërsa 800 për shpenzime”, rrëfen Musliu.
Policia, siç rrëfen Musliu, e kishte këshilluar që t’ia japë paratë Bajramit, në mënyrë që ta zënë në flagrancë. Data ishte caktuar 9 shkurti i 2017-s. Musliu do të shkonte në lagjen Veternik të kryeqytetit për t’u takuar me Bajramin. Por, zyrtari nuk kishte dalë për t’i marrë paratë. E kishte dërguar të birin, Ardianin. Policia e arrestoi të birin e zyrtarit të Qeverisë, ndërsa babanë e tij në Fushë Kosovë. /insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit