Një zyrtar i lartë i qeverisë së Kosovës është arrestuar pasditen e djeshme nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar para për zgjidhjen e një lënde në gjykatë.
Sipas burimeve të KALLXO.com, i arrestuari është Zahir Bajrami i cili mban pozitën e drejtorit të financave në qeverinë e Kosovës.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për arsyet e arrestimit duke sugjeruar gazetarin që t’i referohet raportit 24 orësh të policisë.
E kontaktuar, avokatja Adelina Isufi ka konfirmuar se mbrëmë ka marrë pjesë në intervistimin e Bajramit në Polici po nuk ka dhënë detaje.
Ajo ka thënë se ka qenë sipas detyrës zyrtare ndërsa klientin e saj sipas autorizimit vazhdon ta mbrojë një avokat tjetër.
Në raport flitet edhe për një të arrestuar tjetër.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim ia kanë marrë viktimës një shume të konsiderueshme parash me qëllim të heqjes së një dënimi të shqiptuar nga një gjykatë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
I kontaktuar, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Fitim Krasniqi, ka thënë se drejtori i financave nuk ka dalë sot në punë në qeveri ndërsa ende nuk kanë ndonjë njoftim nga ndonjë institucion për mundësinë e arrestimit të tij.
Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit e djeshëm është zyrtar në drejtorinë e financave në qeverinë e Kosovës.
As Beka as policia nuk kanë dhënë detaje për shumën e parave të kërkuara dhe lëndën gjyqësore për të cilën janë kërkuar paratë. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/britaniku-380x233.jpg)
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rrefimi-i-reporterit-380x233.jpg)
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/dhermi-380x233.jpg)
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
![Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/osmani-harris-380x233.jpg)
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes